Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lotaria amerikane, gjithçka duhet të dini për aplikimet që nisin tani
English

Lotaria amerikane, gjithçka duhet të dini për aplikimet që nisin tani

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku – Duke nisur nga data 5 Tetor 2010, çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të aplikojë për të fituar një vizë diversiteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çka i hap rrugën qëndrimit të përhershëm atje, në mënyrë legale.

Burime zyrtare nga Ambasada e SHBA në Tiranë dhanë për agjencinë NOA detaje mbi procedurën që duhet të ndjekë çdo aplikant që dëshiron të përfitojë nga Programi i Vizave të Diversitetit që njihet ndryshe dhe si Lotaria Amerikane.

FLET ZV/KONSULLJA e SHBA-se

Duke paraqitur në qytetin e Shkodrës fillimin e Programit të Vizave të Diversitetit, të quajtur ndryshe Lotaria Amerikane DV-2012, zëvendëskonsullja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Emeli Machely, tha se ky program i autorizuar nga Kongresi Amerikan bën të vlefshme çdo vit 50 mijë viza të diversitetit, të nxjerra nga përzgjedhje të rastësishme me kompjuter, për persona nga vende me emigracion të ulët në SHBA.

Ky program u jep 50 mijë individëve të zakonshëm mundësi për të emigruar dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ne jemi këtu për të publikuar fillimin e Lotarisë DV- 2012 dhe të bëjmë të ditura disa nga rregullat dhe procedurat. Procesi ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme për vitin 2012 dhe ne shpresojmë që këto ndryshime ta përmirësojnë këtë proces për të gjithë.

Zëvendëskonsullja amerikane tha se është e rëndësishme të ndiqen qartazi rregullat e aplikimit, të cilat mund të gjenden në faqen e internetit te Ambasadës Amerikane.

Rregulli më i rëndësishëm për aplikim është që të ndiqni rregullat.

Mbase ju po mendoni se cili është ndryshimi? E ndryshimet janë në regjistrim dhe në procesin e njoftimit. Fillimisht, periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane DV -2012 do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Zëvendëskonsullja tha se, në ndryshim nga vitet e mëparshme, e rëndësishme është që pas aplikimit në internet të ruhet faqja personale e konfirmimit dhe numri unik i tij.

Ky numër i mundëson aplikuesit të shikojë përmes internetit nëse është përzgjedhur apo jo si fitues nga Lotaria Amerikane DV-2012.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2012 do të nisin në orën 6 të pasdites të datës 5 tetor 2010 për t'u mbyllur në orën 6 të pasdites të datës 3 nëntor 2010. Zëvendëskonsullja amerikane tha se, ashtu si edhe vitet e mëparshme, shqiptarët kanë shanse të larta për t'u përzgjedhur si fitues për shkak të numrit të madh të personave që aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, bën të vlefshëm vit për vit 50 000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha hyrjeve (aplikimeve) personave që plotësojnë kërkesat strikte të përshtatshmërisë nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.

{youtube}2Ohw3WTWy4Y{/youtube}

REGJISTRIMET PËR PROGRAMIN E DV-2012

Ka vetëm një mënyrë për t'u regjistruar për lotarinë DV-2012. Ju duhet të plotësoni DS-5501, Formulari Elektronik i Regjistrimit për Vizën e Llotarisë, i cili mund të gjendet vetëm në faqen e Internetit http://www.dvlottery.state.gov/ duke filluar nga data 5 Tetor 2010.

Regjistrimet për programin e DV-2012 do të pranohen duke filluar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 5 Tetor 2010, dhe duke mbaruar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 3 Nëntor 2010.

Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin gjatë periudhës së regjistrimit. Ambasada amerikane thotë se “ju jeni të inkurajuar për t'u regjistruar në fillim të periudhës së regjistrimit” dhe thekson se kërkesa të tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin.

Ndërsa paralajmëron se asnjë regjistrim nuk do të pranohet pas mesditës me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare të datës 3 Nëntor 2010.

Është shumë e rëndësishme që ju të shqyrtoni rregullat e lotarisë përpara se të plotësoni regjistrimin tuaj.

Gabimet në procesin e aplikimit si për shembull mos përfshirja e bashkëshortit/es tuaj apo të të gjithë fëmijëve tuaj ligjor ose të regjistroheni disa herë do të rezultojë në përjashtimin e aplikimit tuaj.

Përveç kësaj, kërkesat për edukimin dhe profesionin e punës për t'u kualifikuar për një vizë të lotarisë janë shumë strikte; ju lutemi shqyrtoni kërkesat e me kujdes përpara se të vendosni për t'u regjistruar.

PËRDORIMI I LEHTËSUESVE, I KËSHILLUESVE TË VIZAVE, DHE TË TJERË QË MUND T'JU NDIHMOJNË NË PROCESIN E APLIKIMIT

Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon kandidatët të plotësojnë formularin e regjistrimit pa ndihmën e "Këshilluesve të Vizave," "Agjentëve të Vizave," apo individë të tjerë që ofrojnë për të paraqitur një regjistrim në emër të aplikuesit.

Nëse ju përdorni shërbimet e dikujt tjetër për të plotësuar formularin tuaj të regjistrimit, ju duhet të jeni i pranishëm kur regjistrimi është duke u përgatitur, dhe ju duhet të mbani faqen e konfirmimit që ka një numër unik konfirmimi.

Lehtësuesit mund të përpiqen të mos ju a japin numrin e konfirmimit në mënyrë që t'ju bëjnë një kërkesë të paligjshme për para në këmbim të njoftimit që ju mund ta merrnit drejtpërdrejtë në momentin e konfirmimit të regjistrimit.

Mbani faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të shkoni në faqen e Internetit të lotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit "Entry Status Check" që do t'ju vuhet në dispozicion nga data 1 Maj 2011 në adresë http://www.dvlottery.state.gov/.

Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm informacioni për përzgjedhjen tuaj për DV-2012, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj për vizë emigrimi.

NJOFTIMI I FITUESVE

Të gjithë regjistruesit e lotarisë DV-2012, duhet të shikojnë Statusin e tyre nëpërmjet faqes së Internetit për të parë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur si fitues ose jo.

Të përzgjedhurit do të njoftohen nëse janë përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit "Entry Status Check" duke filluar nga 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi ku dhe do t'ju jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit "Entry Status Check" do të jetë i vetmi mjet me të cilin të përzgjedhurit do të njoftohen. Ata që janë përzgjedhur nuk do të njoftohen me e-mail.

Ata individë që nuk janë përzgjedhur do ta kuptojnë vetëm duke parë statusin e tyre në Internet sipas Kontrollit të Statusit të Regjistrimit "Entry Status Check".

KUJDES RRETH MASHTRIMEVE

Disa nga faqet e Internetit mund të përpiqen t'ju çorientojnë duke menduar se ata janë faqet zyrtare të Internetit për Lotarinë Amerikane. Ata mund të përpiqet t'ju kërkojnë që të paguani për shërbime të tilla si formular dhe informacion, të cilat janë falas në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit apo në atë të Ambasadës.

Disa kompani kërkojnë të holla në mënyrë që të plotësoni formularin e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur se nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit për lotarinë.

Fituesit do të njoftohen vetëm nëpërmjet kontrollimit të statusin duke filluar nga data 1 Maj 2011 në adresën http://www.dvlottery.state.gov/, dhe nuk është e nevojshme për të përdorur ndonjë lehtësues për të aplikuar për vizë lotarie.

e.r/NOA

Më poshtë, ju gjeni udhëzimet e vizës së lotarisë për vitin DV-2012:

UDHËZIMET E VIZËS SË SHUMËLLOJSHMËRISË (LLOTARISË AMERIKANE) DV-2012

Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit i autorizuar nga Kongresi administrohet në bazë vjetore nga Departamenti i Shtetit dhe mbikëqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK).

Seksioni 131 i Aktit të Emigracionit i vitit 1990 (Pub. L. 101-649) u ndryshua në Aktin e Kombësisë 203 dhe mundëson një kategori emigrantësh të njohur si "emigrantët e shumëllojshmërisë".

Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit parashikon një maksimum prej 55.000 vizash emigrimi lotarie (DV) për çdo vit fiskal që u vihen në dispozicion personave nga vendet me nivel të ulët emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vitin fiskal 2012, do të jenë të disponueshme 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të lotarisë).

Programi vjetor i lotarisë i bën vizat të disponueshme personave të cilët plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë.

Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike, ku pjesa më e madhe e vizave do t'i shkojë rajoneve me raport më të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon shtetasve të vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në periudhën e pesë viteve të fundit.

Një shtet i vetëm brenda çdo rajoni gjeografik nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të vizave të lotarisë së disponueshme të atij viti.

Për lotarinë e vitit 2012, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse këto shtete kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:

BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur brenda), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, PERUJA, FILIPINET, POLONIA, KOREJA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VIETNAMI.

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm për të aplikuar.

Për lotarinë e vitit 2012, asnjë shtet nuk është shtuar apo hequr nga lista e kaluar e vendeve të pranueshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbatuar sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që nga lotaria e vitit 2005 për ta bërë procesin e lotarisë sa më efikas dhe të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që aplikojnë më shumë se një herë brenda të njëjtit vit.

PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2012

Regjistrimet (aplikimet) për lotarinë e vitit 2012 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 5 Tetor 2010, dhe përfundojnë në mesditë, Ora Standarte Lindore (GMT-5) E mërkurë, 03 Nëntor 2010. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen.

Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës, Ora Standarte Lindore, më 3 Nëntor 2010.

Këtu, gjeni informacion të mëtejshëm

KOMENTE