Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria Transporteve, Ramës : Ne i ndërtojmë rrugët sipas një plani, Tirana ndërtohet pa plan prej 10 vitesh
English

Ministria Transporteve, Ramës : Ne i ndërtojmë rrugët sipas një plani, Tirana ndërtohet pa plan prej 10 vitesh

Tiranë, 20 shtator, NOA – Ministria e Transporteve dhe e Punëve Publike ka reaguar sot ndaj akuzave të Edi Ramës nga Saranda se rrugët qeveria i bëri për interesa politike e private, duke deklaruar se janë realizuar deri tani mbi 8000 km rrugë, nga Konispoli në Valbonë, sikurse janë bërë edhe të gjitha lidhjet e të gjitha akseve nacionale me bregdetin, pjesë e programit të qeverisë Berisha.

Duke deklaruar se lideri i opozitës përdor dieta për turet e tij nga paratë e bashkisë së Tiranës, zëdhënësja e dikasterit të Transporteve, Arminda Qylafku i bëri me dije shefit të opozitës se "Rrugët që ne bëjmë, ndërtohen mbi bazën e projekteve dhe i shërbejnë interesave të banorëve në zona të ndryshme të vendit”.

Në këtë konteskt zëdhënësja e transporteve tha se “në asnjë rrethanë, ne nuk devijojmë rrugë tek oborri i Dashit, dhe as i japim 4-tendera në një ditë Koço-s”, duke aluduar për tenderat e rrugëve që ka marrë miku i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima.

“Ne kemi ndërtuar rrugë kudo, kemi ndërtuar rrugë në Dardhë deri tek dera e një vile 2- katëshe prej guri; kemi ndërtuar në Pezë deri tek Muzeu ku koleksionohen edhe mëkate, kemi ndërtuar rrugë përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, përballë një pallati shumëkatësh me apartament të bollshëm, por edhe me dyqan të bollshëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve.

Ajo renditi ndërkaq edhe të tjera rikonstruksione të dikasterit të Transporteve, si rregullimin e ndriçimit edhe tek një pallat ngjitur me thesarin e Tiranës, tek një pallat tjetër ngjitur me restorant “FLOGA”, edhe tek një tjetër tek stabilimenti, edhe tek një tjetër te Prokuroria”, duke aluduar për apartamente që kryebashkiaku Rama dhe kreyatri i PS-së, i njeh mirë.

“Na ka mbetur pa bërë rruga që përshkonte një furgon me targa diplomatike, e një konsulli nderi shqiptar, drejt një banke në qëndër të Milanos, rrugë të cilën, zoti Rama e njeh mirë, por kjo është jashtë kompetencës sonë”, tha Qylafku.

Sipas saj, për akuzat që Rama ngre se në qeveria po ndërton pa plan rrugët që të çojnë në bregun e bukur shqiptar, zëdhënësja Qylafku i kujtoi shefit të bashkisë së kryeqytetit se Tirana ndërtohet prej 10 vjetësh pa një plan urbanistik, pika ku lindin të gjitha akuzat për ndërtimet dhe përfitimet që merr kryebashkiaku Rama nga ndërtimet anekënd Tiranës që sipas PD-së i kanë marrë frymën kryeqytetit.

Sa i përket zonës së bregut zëdhënësja e ministrisë së Transporteve po zbaton një plan zhvillimi të financuar nga Banka Botërore, që përcakton kriteret dhe standardet për mënyrën si duhet zhvilluar bregu.

Ajo i rikujtoi me këtë rast rrugët e rikonstruktuara të bregdetit shqiptar.

1. Rruga e Velipojës 250 milion lekë ;

2. Rruga Shëngjin –Lezhë 275 milion lekë ;

3. Tale Lezhë 153 milion lelë ;

4. Rruga e plazhit të Patokut 452 milion lekë ;

5. Gjiri i Lalzit 870 milion lekë ;

6. Rruga e Bashtovës 894 milion lekë ;

7. Rruga e Spillesë 350 milion lekë ;

8. Rruga e Divjakës 70 milion lekë ;

9. Rruga e Darzezës 100 milion lekë ;

10. Rruga e Palasës 81 milion lekë ;

11. Rruga e Dhërmiut 66 milion lekë ;

12. Rruga e Jalës 275 milon lekë ;

13. Kallamit 112 milion lekë ;

14. Kakomes 183 milion lekë ;

15. Rruga e Potamit 40 million lekë ;

16. Rruga e plazhit të Livadhit 124 milion lekë ;

17. Rruga e Lukovës 142 milion lekë ;

18. Rruga e Butrintit -Kanali Çukës 1 miliard e 400 million ;

19. Rruga e Ksamilit 16.5 million lekë.

Zëdhënësja e ministrisë së Transporteve tha se qeveria ka ndërtuar dhe po vijon të ndërtojë mbi 55 objekte në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, vetëm në zonën bregdetare, me një vlerë totale rreth 10 miliard e 550 million lekë.

1. Ujësjellësi i Ksamilit me nje vlere rreth 415 milion lekë;

2. ujësjellësi i Vlorës 26.6 milion Euro;

3. investime në ujësjellësa për fshatrat turistike përgjatë zonës së Jugut;

4. rrjeti i kanalizimeve të Vlorës 110 milion lekë ;

5. kolektori kryesor i ujërave të zeza të Sarandës 99.8 milion lekë ;

6. ndërtimi i impiantit të pastrimit të ujrave të ndotura Sarandë 4.3 milion Euro.

7. ujësjellësi i Divjakës 250 milion lekë;

8. ujësjellësi Shengjin 345 milion lekë;

9. ndërtimi i impiantit Lezhe/Shengjin 4.8 milion Euro;

10. ndërtimi kolektorit të ujrave të zeza Lezhë/Shëngjin 4.5 milion Euro;

11. ujësjellësi Velipojë 330 mil lekë ;

12. ndërtimi i kanalizimeve dhe impiantit Velipojë 8.5 milion Euro etj.

mit/NOA
KOMENTE