Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Punëtore Kurde zgjat armëpushimin me Turqinë
English

Partia Punëtore Kurde zgjat armëpushimin me Turqinë

Ankara, 20 shtator, NOA – Kryengritësit e "Partisë Punëtore Kurde" në Turqi kanë zgjatur armëpushimin e tyre të shpallur në gusht, i cili duhej të përfundonte ditën e sotme sipas afati të caktuar mes palëve.

PPK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ka nisur një betejë guerrile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984.

Ajo në fakt e kishte shpallur armëpushimin me rastin e muajit të Ramazanit dhe të referendumit që u zhvillua në Turqi mbi reformat kushtetuese.

Grupi në fjalë deklaroi një periudhë mos veprimi në 13 gusht të këtij viti, ndërsa rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave gjatë konfliktit me turqit.

n.e/NOA

KOMENTE