Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, automjeti përplaset me një ndërtesë, vdes 23 vjeçarja
English

Shkodër, automjeti përplaset me një ndërtesë, vdes 23 vjeçarja

Shkodër, 20 shtator, NOA – Një 23 vjeçare ka gjetur vdekjen dhe dy të tjera janë plagosur pasi udhëtonin si pasagjere me një automjet që u përplas me murin e një ndërtese në Shkodër.

Burime nga policia e Shkodrës i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se ngjarja ndodhi sot pas mesnatës rreth orës 01.50, në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës.

Automjeti tip Benz, me targë Sh 52 88 E, me drejtues 21 vjeçarin Elvis Z. banues në lagjen Ajasëm, pikërisht duke kaluar në Unazën e Re të qytetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin e një ndërtese, në anën e rrugës.

Si pasojë e aksidentit, gjeti vdekjen 23 vjeçarja Erona D. Si dhe janë plagosur lehtë shtetaset Jonida D. 20 vjeçe dhe Elvina P. 21 vjeç, të cilat pasi kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore, janë larguar për në banesat e tyre.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku nga veprimet e para hetimore, rezultoi se ngjarja ndodhi aksidentalisht, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke sjellë për pasojë që nga dëmtimet e marra të humbte jetën 23 vjeçarja e të dëmtoheshin lehtë dy shtetaset e tjera, të cilat udhëtonin si pasagjere në mjetin në fjalë.

Drejtuesi Elvis.Z po hetohet tashmë nga prokuroria e Shkodrës në gjendje të lirë, për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

mit/NOA
KOMENTE