Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“What about us”, Bekim Fehmiu e Aleksandër Moisiu në idenë e Driton Hajredinit
English

“What about us”, Bekim Fehmiu e Aleksandër Moisiu në idenë e Driton Hajredinit

Prishtinë, 20 shtator, NOA/Milena Selimi - Dy piktura, dy artistë të mëdhenj, një video 58 sekondëshe, “What about us” janë veprat, që karakterizojnë ekspozitën e piktorit Driton Hajredinit, e cila u hap të shtunën në galerinë private “Traffic” në Prishtinë. Personazhet kryesorë në pikturat e Hajredinit janë dy artistë të mëdhenj shqiptarë, Aleksandër Moisiu dhe Bekim Fehmiu.

Punimeve të ekspozuara në një formë krejt të veçantë, duke i futur portretet e artistëve në valixhe u bashkohet videoprojeksioni me lojën e aktorit Moisiu dhe pyetja “What about us”.

I cilësuar nga kritika si një nga piktorët më të mirë në vend, ekspozita “What about us” është vetëm një vazhdim i mjeshtërisë së tij si piktor, por njëkohësisht është edhe një përparim dhe risi në artin e tij.

Ekspozita sjell një zë goxha të guximshëm, i cili flet me artin e tij, në një moment të rëndësishëm për skenën kosovare në këtë fundvit.

Edhe pse artisti lëvron videon dhe instalacionin ai shprehet në shtyp se “Mendoj se në zemër jam ende piktor i përbetuar, kjo është një nga fjalitë që them shpesh kur takohem me artistë nga vende të botës, dhe që merren më shumë me video, instalacion apo media të tjera të kohës sonë”.

“Zgjedhja e dy artistëve bashkë me pyetjen, konsideroj është një lidhje shumë interesante me dy njerëz, që kanë kontribuar shumë pak në vendin tonë, por që jashtë kanë qenë yje, e edhe vet Dritoni është njëri nga ata që është shumë më i njohur jashtë si artist se sa këtu”, thotë kritiku Lulzim Zeqiri.

Përsa i përket artit pamor bashkëkohor Hajredini thotë se “Kurrë nuk ka qenë më i suksesshëm dhe po e përsëris se artistët vizualë janë artikulli ynë më i madh eksportues”. Driton Hajredini u lind në Kosovë në vitin 1970.

Pasi mbaroi studimet e larta në një shkollë arti ai ka kryer një master arti vizual në “Kunst Akademie” (Münster-Gjermani) , ku edhe u laureua në Artet Vizive në vitin 2006.

Arti i tij fokusohet në territoret e demarkacionit dhe lëvizjet e emigrantëve për shkak të kushteve politike dhe sociale.

Duke u nisur nga vendi i tij, ai sjell eksperiencat personale, që në artin e tij marrin një vizion më të gjerë duke folur për një Evropë pa kufij dhe vija ndarëse.

Artisti jeton dhe punon në Gjermani.

m.s/NOA
KOMENTE