English

Benitez deklaron: Jam optimist për të ardhmen e Militos

Tiranë, 21 Shtator 2010 NOA - Rafa Benitez në ndeshjen me Barin ka pohuar se do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të skuadrës së tij, një deklaratë të cilën tekniku spanjoll e tha në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ku diskutoi gjithashtu dhe në lidhje me gjendjen aktuale të Militos.

“Po punon mirë, për mendimin tim ka bërë një punë të shkëlqyer për të gjithë skuadrën. Goli mendoj se është vetëm çështje kohe”, - tha Benitez.

Tekniku spanjoll shtoi dhe diçka në lidhje me marrëdhëniet e tij me presidentin Moratti, ku theksoi se është tepër i lumtur që ka një president që mund të bisedosh në lidhje me futbollin dhe që vitin e kaluar tek Liverpul, sipas tij, presidenti i anglezëve nuk ishte aspak i ngjashëm me atë të Interit.

r.b/NOA

KOMENTE