Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha të huajve: Investoni në turizëm, biznes i shkëlqyer
English

Berisha të huajve: Investoni në turizëm, biznes i shkëlqyer

Nju Jork, 21 shtator, NOA Update – “Çdo njeri që do të investojë në turizmin shqiptar do të ketë një biznes të shkëlqyer. Kjo pasi në vendin tonë ka një boom turistik, nga 300.000 turistë që ne kishim në vitin 2004, këtë vit do të ketë 3.5 milion”.

Me këto fjalë i ka ftuar investitorët e huaj të vijnë të hedhin financimet e tyre në turizmin shqiptar, kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur sot para kompanive financiare dhe investuese të “Wall Street” në Nju Jork.

“Shqipëria ka një nga brigjet me të bukura në Evropë, bregdetin Adriatik, i cili është kryesisht ranor dhe Jonin, i cili është shkëmbor”, u tha ai më pas atyre.

Duke vijuar se investimi në energjinë e erës është një tjetër mundësi e mirë dhe kjo çështje është marrë në shqyrtim dhe ka filluar investimi në këtë fushë.

“Duke pasur parasysh edhe pozicionin gjeografik, ne jemi përballë një tregu shumë të madh siç është Italia. Dhe për këtë arsye, ne planifikojmë eksportin për në Itali pasi atje do të gjejmë një treg të madh. investitorët janë në dijeni për këtë dhe për këtë arsye po investojnë shumë ne vendin tim”, tha ai.

Duke shtuar se raportet e fundit tregojnë se Shqipëria është 27 për qind më lart se mesatarja e vendeve të OECD-së lidhur me iniciativat e biznesit.

“Ne gjithashtu reduktuam me dy të tretat licencat dhe lejet dhe iu drejtuam sistemit të vetë-deklarimit. Dhe një të tretën që mbeti, i grumbulluam në një One Stop Shop. Megjithëse në vende të tjera nuk ka pasur dhe aq sukses, ky model funksionoi me sukses në Shqipëri dhe biznesmenët janë shumë të kënaqur”, përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE