Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata e plotë e Presidencës për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
English

Deklarata e plotë e Presidencës për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Tiranë, 21 shtator, NOA Update - “Presidenti i Republikës dëshiron të informojë opinionin publik edhe njëherë se gjatë gjithë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka zbatuar në mënyrë rigoroze kërkesat e Kushtetues së Republikës.

Në bazë të nenit 125, pika 4, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj, nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit. Siç është e njohur, mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka mbaruar dhe në zbatim të detyrimit Kushtetues, Presidenti emëron një prej anëtarëve të trupës së kësaj gjykate në pozicionin e kryetarit.

Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përzgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si një proces të rëndësishëm, me seriozitetin maksimal, ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme për të bërë të mundur emërimin e Kryetarit të kësaj Gjykate. Sic dihet, Presidenti i Republikës, më 6 Shtator, ka dekretuar edhe katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, për të cilët pritet pëlqimi i Kuvendit.

Duke shqyrtuar në tërësi kandidaturat për kryetar, por veçanërisht, duke u nisur nga fakti që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka filluar ende procedurat për dhënien e pëlqimit dhe mesa duket, ky proces do të zgjasë deri në 8 javë, sipas ndryshimeve të bëra në Rregulloren e Kuvendit, Presidenti i Republikës tashmë, duke marrë pëlqimin e njërit prej gjyqtarëve aktualë, ka vendosur, që sot, para largimit për në takimin e Asamblesë së 65-të, të Kombeve të Bashkuara, të emërojë Kryetarin e ri të kësaj Gjykate”.

n.e/NOA

KOMENTE