Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Ndërkombëtare pa Makina, sot “Merr Biçikletën, lër Makinën”
English

Dita Ndërkombëtare pa Makina, sot “Merr Biçikletën, lër Makinën”

Tiranë, 22 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku – Data 22 shtator shënon evenimentin Dita Ndërkombëtare pa Makina, ditë që ka si qëllim përdorimin sa më pak të automjeteve, përdorimin sa më shumë të transportit publik, biçikletave dhe promovimin e ecjes në këmbë për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në të jetuarit në mënyrë sa më të shëndetshme.

Ndaj Milieukontakt International, zyra lokale Tirane, me moton "Vepro Tani – Fushata Kombëtare për Ndryshim në Mjedis!”, organizon në kryeqytetin tonë, ditën pa makina.

Ka disa vjet që ajri në Tiranë është fatkeqësisht më i ndoturi në Europë, lidhur me lëndën e ngurtë në ajër dhe PM10. Në vitet e fundit po përballemi me shifra gjithnjë në rritje të dioksidit të azotit, benzenë, dioksidi i squfurit të cilët dalëngadalë po i tejkalojnë normat e BE-së dhe rekomandimet e OBSH-së, në pikat me trafik të rënduar.

Për kryeqytetin tonë trafiku rrugor mbetet kontribuuesi kryesor në ndotjen e ajrit dhe kjo na shqetëson pa masë. Cilësia e karburanteve, mosha e automjeteve dhe keq-mbajtja e tyre, infrastruktura jo e përshtatshme rrugore, kombinuar këto edhe me mungesën e sigurisë për të ecur në rrugë, për të ngarë biçikletën apo mungesa e komoditetit në transportin publik urban, kanë bërë që pasojat t’i vuajmë të gjithë në shëndetin tonë dhe në cilësinë e jetës!

Si përfaqësues të shoqërisë civile, në kuadrin e Fushatës Kombëtare për Ndryshim në Mjedis “Vepro Tani!”, do të dëshironim që t’u bënim thirrje të gjithë institucioneve që kanë lidhje direkte dhe indirekte me menaxhimin e cilësisë së ajrit që të ndërgjegjësohen dhe të nisin të veprojnë sa më parë, - thekson shoqata.

Kurse vijojnë me apelin: “U bëjmë thirrje qytetarëve që para se të ndezin motorin e makinës të nisin të mendojnë sa ndotës do të futin në mushkëritë e tyre, apo në mushkëritë e fëmijëve të tyre. Komoditeti që ofrojnë makinat në lëvizje ka kosto shumë të lartë për shëndetin e të gjithëve. Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë vendimmarrësve në nivel qendror dhe lokal që të na mundësojnë mënyra alternative transporti publik.

Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat. Për më tepër, në vitin 2007, në më shumë 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma tjera alternative të transportit.

Shoqëria civile thekson angazhimin e vet për partneritet dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e qëllimit të përbashkët për të thithur një ajër më të pastër në çdo ditë të vitit, e jo vetëm kur marrim leje për bllokimin e rrugëve me raste festash.

e.r/NOA

KOMENTE