English

Fëmija gjeni: vetëm 5 muajsh di të mbledhë dhe të zbresë

Pekin, 22 Shtator, NOA- Emri i saj është Qianqian, me origjinë kineze, është vetëm 5 muaj dhe tashmë mund të kryejnë llogaritje matematikore si mbledhja dhe zbritja.

Fëmija gjeni raporton “Beijing News” (Lajme nga Pekini) u dërgua nga prindërit për të bërë disa analiza në Institutin e Psikologjisë së Akademisë së Shkencave, qendra kryesore e studimeve të qeverisë kineze.

Studiuesit kanë pranuar faktin se e vogla është në gjendje të kuptojë konceptin e numrave duke i bërë asaj disa teste specifike.

Së pari, një nga testuesit i kërkoi vajzës ti bjerë tre herë një zileje.

Pastaj, një nga ekspertët ka ngritur dy gishta nga njëra dorë dhe tre nga dora tjetër, duke e lënë fëmijën të zgjedhë se cili ishte numri i saktë i zileve.

Testi i dytë u bë duke i vënë para Qianqian blloqe me fletë plastike, ku njëri kishte dy fletë dhe tjetri tre. Përsëri, fëmija zgjodhi përgjigjen e saktë.

Ekspertët thanë se janë të nevojshme më shumë teste, por fëmija ka treguar aftësi të jashtëzakonshme.

a.e./NOA

KOMENTE