Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja për Bashkim: Bisedimet me Serbinë, Kosova jo në situata pritëse
English

Lëvizja për Bashkim: Bisedimet me Serbinë, Kosova jo në situata pritëse

Prishtinë, 21 shtator, NOA - Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim konkludon se qeveria e Kosovës nuk duhet të sillet indiferente ndaj situatës dhe të qëndrojë në pozita pritëse.

Por ajo duhet të angazhohet me të gjithë mekanizmat e saj për të ndikuar në përcaktimin e agjendës së këtyre bisedimeve dhe t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për to.

Kështu thuhet në një deklaratë të Lëvizjes për Bashkim, sipas të cilës, pala shqiptare e Kosovës duhet të këmbëngulë që në bisedimet me Serbinë të shtrohen çështjet me rëndësi fondamentale për marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Çdo bisedim në mes të Kosovës dhe Serbisë që e ka në qendër të vëmendjes veriun e Kosovës (Leposaviq, Zveqan e Zubin Potok), e që nuk e ka Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Kosova nuk duhet të pranojë me asnjë kusht që në bisedime me Serbinë të trajtohet çështja e veriut të Mitrovicës, aq më pak të trajtohet në një pako me pjesën e territorit të banuar me shumicë serbe në veri. Sepse ky do të ishte legjitimim i ndryshimit të strukturës etnike me anën e spastrimit etnik, i cili u krye pas përfundimit të luftës me bekimin e ndërkombëtarëve”, shton deklarata.

Duke pohuar ndër të tjera se para çdo bisedimi për veriun e Mitrovicës e për statusin e saj, duhet që pronarët e dëbuar shqiptarë të kthehen në pronat e veta dhe të krijohet siguri reale për ta.

“Në bisedimet e mundshme me Serbinë Kosova do të duhej të përfaqësohej nga një ekip gjithëpërfshirës negociator i cili do të pajtohej rreth një strategjie për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe. Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Kosovës që të ngulin këmbë që agjenda e bisedimeve ta ketë vetëm një pikë: zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe”, përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE