English

Lezhë, prangoset 53 vjeçari i dënuar për vjedhje

Lezhë, 21 shtator, NOA – Për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, policia e Lezhës ka vënë në pranga 49 vjeçarin Ramiz Myftari, banues në Shëngjin të Lezhës.

Burime nga Drejtoria e Policisë së qytetit pohuan se ndalimi i 49 vjeçarit vuri në zbatim urdhrin e Prokurorisë së Apelit në kryeqytet, i lëshuar në 17 shtator të këtij viti.

Përmes këtij vendimi kjo gjykatë ka caktuar masën e dënimit me 3 vjet burg e 5 muaj e 15 ditë burg ndaj Ramiz Myftarit, për veprën penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE