Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mësimi që mora nga Ronald Regan
English

Mësimi që mora nga Ronald Regan

Në fillimet e mija si politikan, njeriu të cilin unë admiroja më shumë ishte Ronald Regan. Unë e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mësova se taksat e ulëta janë politika më e mirë për t’u ndjekur. Nga Regani mësova gjithashtu se është mëkat të përpiqesh të kurosh padrejtësinë. Dhe këtë parim unë e ndoqa

Nga Sali Berisha

Shqipëria është një vend me plot shpresë për qytetarët. Në fillimet e mija si politikan, njeriu të cilin unë admiroja më shumë ishte Ronald Regan. Unë e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mësova se taksat e ulëta janë politika më e mirë për t’u ndjekur. Nga Regani mësova gjithashtu se është mëkat të përpiqesh të kurosh padrejtësinë. Dhe këtë parim unë e ndoqa. Nuk u përpoqa të merrem me industrinë dhe ta përtërija atë. Kjo dha rezultat. Ne u përpoqëm të adoptonim standardet më liberale. Çdo vit të ardhurat e dyfishuan. Brenda pak viteve vendi im pati një rritje ekonomike dyshifrore nga pothuaj një vend i dështuar. Politika e taksave të ulëta funksionoi. Gjithashtu ne ecëm shpejt edhe me procesin e privatizimit dhe për dy tre vjet pothuaj 80% e GDP-se vinte nga sektori privat.

Në vitin 2005 ne u kthyem në pushtet. Vendimet e para kishin të bënin më përgjysmimin e taksave. Ky ishte zotimi im përpara shqiptarëve, të cilin e mbajta. Së dyti, pakësuam administratën në mënyrë të ndjeshme me 33%. Unë kisha premtuar një qeveri të vogël. Gjërat filluan të vihen në lëvizje. Punuam shumë për të hequr pengesat burokratike nga biznesi. Vendi im ka nevojë të ecë shpejt. Nëse të tjerët duhet të vrapojnë, ne duhet të fluturojmë me qëllim që të kapim kohën e humbur. Ne kemi qenë vendi që kemi humbur më shumë kohë. Diktatura, pushtimet i sollën shumë dëshpërim vendit tim. Prandaj, kjo është hera e parë. Ne jemi një vend i lirë dhe të gjitha vendet e lira duhet të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Kombi ynë mbijetoi.

Ne ulëm taksat nga 25 në 10%, kontributet në sigurimet shoqërore, nga 32 në 15%, taksën mbi të ardhurat personale nga 23 në 10%, dhe i ulëm të gjitha taksat e tjera nga 26 në 6. Ne ulëm me 50% taksën mbi biznesin e vogël. Ne kemi punuar shumë, por edhe me asistencën e qeverisë amerikane mbi modernizimin e sistemit të taksave, regjistrimit të biznesit, pra tani Shqipëria është një vend me taksa elektronike, me sistemin One Stop Shop. Raportet e fundit tregojnë se Shqipëria është 27% më lart se mesatarja e vendeve të OECD-së lidhur me iniciativat e biznesit. Ne gjithashtu reduktuam me dy të tretat licencat dhe lejet dhe iu drejtuam sistemit të vetëdeklarimit. Dhe një të tretën që mbeti, i grumbulluam në një One Stop Shop. Megjithëse në vende të tjera nuk ka pasur dhe aq sukses, ky model funksionoi me sukses në Shqipëri dhe biznesmenët janë shumë të kënaqur.

Shqipëria është vend i vogël në hartë, por me potenciale të mëdha. Kur filloi kriza, qeveria që unë drejtoj mori vendim për të bërë gjithçka për të lehtësuar bizneset. Fatmirësisht, sistemi bankar, i cili është privat, ishte plotësisht likuid dhe funksionoi me dinamizëm të madh. Dhënia e kredisë u rrit disa herë. Megjithatë kriza u ndie. Kështu bankat hezituan të japin kredi si më parë dhe eksportet tona ranë. Megjithatë, vitin e kaluar ne ishim një nga dy ekonomitë me një rritje të vërtetë, 3.5%.

Këtë vit iu drejtuam euro-tregut. Deutche Bank dhe Morgan ishin optimiste lidhur me eurobondin shqiptar. Por, kjo nuk ishte koha e duhur për shkak të borxhit grek dhe kjo u pa edhe në ditën kur do të takonim investitorët në Londër, por në mëngjes borxhi grek shënoi pikën maksimale. Ne u tërhoqëm, po kështu edhe 8 qeveri të tjera. Tani do të rikthehemi.

Ne nuk jemi vend që përdor euron, por ne jemi një ekonomi me përmasat e euros. Kjo pati efekte vitin e kaluar. Megjithatë, monedha jonë eci më mirë se të gjitha monedhat e tjera të zonës euro.

Viti 2010 duket një vit më i mirë, pasi eksportet janë rritur me 62%. Megjithëse nuk mund tu them që jemi një ekonomi lider në eksporte, jemi një ekonomi e hapur, dhe jam shumë i kënaqur me progresin e madh të eksporteve tona. Monedha jonë është e qëndrueshme, dhënia e kredisë po rritet, rritja ekonomike do te jetë më e shpejtë duke arritur në 5% ndërsa deficiti buxhetor do te bjerë në 3 apo 3.2%. Gjatë dy viteve të fundit kemi nënshkruar kontrata në fusha të ndryshme me vlerë 6 miliardë euro.

Për sa i përket potencialeve që Shqipëria ofron në fushën e energjisë, mund të them se është një vend i bekuar plotë me ujëra. Lumenj të vegjël që burojnë nga malet janë shumë të favorshme për prodhimin e energjisë elektrike. Shqipëria është një vend i energjisë së gjelbër. Shqipëria ka kapacitete prodhimi energjie prej 20 miliardë kilovatë orë. Në sajë të një ligji shumë të favorshëm ne ia dolëm që të hapim një garë shumë të mirë për ndërtimin e hidrocentraleve dhe kështu në dy vite qeveria shqiptare nënshkroi 220 kontrata për të ndërtuar 220 hidrocentrale. Një prej tyre do te jetë më i madhi në Evropë sepse do të ndërtohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statgraft, por gjithashtu ka nga e gjithë bota. Puna ka filluar për ndërtimin e 36 prej tyre.

Vendi im ka një vijë bregdetare të gjatë, dhe ka gjithashtu lartësinë mesatare mbi nivelin e detit në Evropë. Investimi në energjinë e erës është një tjetër mundësi e mirë dhe kjo çështje është marrë në shqyrtim dhe ka filluar investimi në këtë fushë. Ne mbetemi të hapur ndaj burimeve te tjera të energjisë përfshire dhe energjinë bërthamore. Unë besoj që kjo është burimi më konstant dhe më i pasur i energjisë, për këtë arsye vendi im i nuk duhet të privohet por duhet të përfitoj nga ky burim energjie.

Duke pasur parasysh edhe pozicionin gjeografik, ne jemi përballë një tregu shumë të madh siç është Italia. Dhe për këtë arsye ne planifikojmë eksportin për në Itali pasi atje do të gjejmë një treg të madh. investitorët janë në dijeni për këtë dhe për këtë arsye po investojnë shumë ne vendin tim.

Shqipëria është gjithashtu një vend i pasur në minerale. Mund të përmend këtu kromin, mineral, i cili mendoj se ka ende rezerva të mëdha. Në sajë të Kinës dhe Indisë puna me këtë mineral po ecën mirë, duke respektuar të gjitha rregullat mbi komunitetin dhe mjedisin. Kompani të mëdha kanë nënshkruar kontrata me ne, nga Australia, Kanadaja dhe Kina, dhe ka një potencial të madh për t’u zhvilluar.

Shqipëria ka një nga brigjet me të bukura në Evropë, bregdetin Adriatik, i cili është kryesisht ranor dhe Jonin, i cili është shkëmbor.

Për sa i përket turizmit, ka një bum turistik, nga 300.000 turiste që ne kishim ne vitin 2004, këtë vit do të ketë 3.5 milion. Çdo njeri qe do te investojë ne turizmin Shqiptar do të ketë një biznes të shkëlqyer.

Ne kemi një program shumë ambicioz për një rrjet rrugor krejtësisht të ri. Ne katër vite kemi asfaltuar më shumë se 6000 kilometra, por ne do të ndërtojmë edhe 7000 të tjera. Jemi përqendruar ne shkurtimin e distancës nga çdo cep i Shqipërisë për në Tiranë, duke përgjysmuar, në këtë mënyrë kohën për të mbërritur në kryeqytetin e vendit.

Kombi im ka patur dy projekte: projektin e NATO-s, dhe falë qeverisë amerikane dhe presidentit Bush dhe më vonë presidentit Obama ne u bëmë anëtarë të NATO-s, gjë që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse gjatë dy viteve nënshkruam kontrata prej 6 bilion dollar,kjo erdhi sepse anëtarësimi i Shqipërisë në NATO solli siguri për investitorët.

Tani është projekti i Bashkimit Evropian. Unë e marrë si një proces që nuk është kurrë me nxitim, si një proces të bazuar në meritën. Dhe kudo që takoj kolegët e mi, kushdo qofshin ata, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë, të gjithë atyre, u them që ne kemi nevojë për një vlerësim të drejtë dhe për mua procesi i bazuar në meritë është i dobishëm në shumë aspekte. Le të marrim globalizimin, unë besoj në të, dhe të qenit anëtar i BE, ka shumë më hapësirë se rajoni, po ashtu për investitorët. Unë u them investitorëve, shikoni po investoni në zemrën, në tregun evropian më të madhin në botë dhe ky është një avantazh.

Për mua, për qeverinë time është projekti i shekullit dhe po bëjmë më të mirën për të përmbushur të gjitha kërkesat. Pa dyshim është një univers kërkesash, standardesh, normash, kriteresh,por të gjitha janë për interesin me të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Nëse shqiptarët do të kenë më shumë, punët do të shkojnë më mire.

(*) Fjala e mbajtur në samitin “Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit, në OKB

KOMENTE