English

Nokia N8, shtyhet data e lançimit në treg, motivi: Kërkesat e shumta

Finlandë, 22 shtator NOA - Një dush i ftohtë ka qenë që kanë marrë të gjithë ata persona që ishin në pritje të Nokia N8, në veçanti të atyre konsumatorëve që kishin prenotuar javët e shkuara një të tillë në dyqanet e Nokia Shop Online dhe kjo për të qenë të parët të cilët do të kishin në zotërim një të tillë në fund të shtatorit.

Shtëpia finlandeze faktikisht ka vendosur të shtyjë me disa javë prezantimin e tij në treg dhe ky është një lajm që është bërë i ditur vetëm orët e fundit.

“Sasia e kërkesave ka tejkaluar çdo imagjinatë tonën dhe po punojmë fort për të lançuar Nokia N8.

Në disa vende parashikuam që ta hidhnim në treg që në fund të shtatorit, por duke parë kërkesat e larta vendosëm që të shtyjmë këtë datë për të siguruar shërbime sa më të mira të këtij smartphone. jemi tepër entuziast për lançimin e tij dhe për kërkesat e shumta që ka pasur nga ana e konsumatorëve”, - bëri të ditur ndërmarrja në një komunikatë.

r.b/NOA

KOMENTE