Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paris Hilton pranon mbajtjen e kokainës dhe shpëton nga burgu
English

Paris Hilton pranon mbajtjen e kokainës dhe shpëton nga burgu

Los Anxhelos, 21 shtator NOA – Rikthehet sërish në skenë Paris Hilton, ku këtë herë bukuroshja amerikane është deklaruar vetë si fajtore për posedim të kokainës. Do të paguajë një gjobë prej 2 mijë dollarësh dhe do të kalojë 200 orë në shërbime publike.

Paris Hilton është prezantuar në sallën e një gjykate në Las Vegas, ku iu tha se çdo deklaratë e saj do të ishte tepër e rëndësishme për vendimin që do të merrej, madje rrezikonte dhe deri në 1 vit heqje lirie.

“Në qoftë se do të arrestohet sikur dhe për motivin më të vogël, ajo do të kalojë një vit burgim. Nuk do të ketë asnjë diskutim, tashmë një vendim i tillë është marrë”, - këto ishin fjalët e prokurorit të distriktit të Clark, David Roger.

Paris u arrestua më 27 gusht në Las Vegas në një moment kur u ndalua në makinën e saj dhe ju gjend një sasi prej 0.8 gramësh kokainë.

Trashëgimtarja 29 vjeçare e hoteleve të famshme “Hilton”, ka kaluar dhe më parë 45 ditë burgim dhe kjo pikërisht për drejtim të automjetit të saj në gjendje të dehur.

r.b/NOA

KOMENTE