Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Djegia e kutive, do të digjte negociatat pozitë-opozitë për krizën
English

Rama: Djegia e kutive, do të digjte negociatat pozitë-opozitë për krizën

Tiranë, 21 shtator, NOA – Djegia e kutive të 28 qershorit, siç ka paralajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të digjte negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vend, të krijuar pikërisht nga e vërteta e fletëve që gjenden brenda tyre.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimet që ka zhvilluar sot me bazën socialiste të Rrëshenit dhe Lezhës, duke shtuar se në një rast të tillë “do të digjeshin negociatat pozitë-opozitë”.

Më tej, ai ka pohuar se opozita duhet të protestojë kundër qeverisë, duke u bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të selisë rozë se “qeveria bie vetëm me protesta”.

Sipas Edi Ramës, 1 milionë të papunë është shifër tepër alarmante, e cila mjafton për ta rrëzuar qeverinë.

“Çmimet e konsumit janë rritur dhe jeta është bërë akoma më e vështirë. Gjithë kjo, duhet të marrë një përgjigje”, tha mes të tjerash Rama.

n.e/NOA

KOMENTE