Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Xhinset i veshim rreth 428 herë, kostoja veç 20 qindarka
English

Studimi: Xhinset i veshim rreth 428 herë, kostoja veç 20 qindarka

Milano, 21 shtator, NOA - Një femër duhet të ketë të paktën një palë xhinse në dollapin e saj, pasi konsiderohen jo vetëm si veshja më praktike por edhe me më shumë leverdi.

Këtë e pohon edhe një studim i kryer së fundmi në Londër, i kryer nga shkencëtarët kryesorë të Muzeut të Shkencave të cilët kanë studiuar në kabinetet e tyre garderobën e mbi 3000 grave për të llogaritur koston e shfrytëzimit të çdo veshje.

Përfundimi që u arrit është se nëse një palë xhinse kushtojnë mesatarisht 50 mijë lekë, ju i vishni ato mesatarisht 428 herë dhe kostoja e tyre nuk del veçse 11 cent (20 qindarka).

Kjo nuk thuhet për shembull për xhaketat të cilat sipas studimit, vishen rreth 575 herë gjatë gjithë jetës dhe kështu, kostoja e saj del më e madhe.

E kështu, duke llogaritur raportet mes çmimit dhe shifrave se sa herë i veshim rrobat tona, xhinset kanë rezultuar më të leverdishmet, pasi përveçse janë të bukura, ndihemi mirë me to dhe i veshim në çdo stinë, i bie që të na kushtojnë edhe më pak nga të gjitha të tjerat.

n.e/NOA

KOMENTE