Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Batalioni i Mbështetjes të Forcave të Armatosura, mbush 45 vjet
English

Batalioni i Mbështetjes të Forcave të Armatosura, mbush 45 vjet

Tiranë, 22 shtator, NOA – Pas dy ditësh, Batalioni i Mbështetjes, pjesë e strukturës së Regjimentit të Mbështetjes të Forcave të Armatosura, kremton 45-vjetorin e krijimit të tij.

Në ceremoninë e rastit, është parashikuar që për shërbimin e kryer ndër vite Batalioni do të dekorohet nga Presidenti i Republikës, njëkohësisht dhe Komandanti i Përgjithshëm i Shtabit të Forcave të Armatosura.

Aktiviteti dhe puna e batalionit ka të bëjë me tre drejtime kryesore: Sigurimin, mbrojtjen e personelit, infrastrukturës dhe instalimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Krijimin e kushteve normale për punë e jetesë në vendkomandën e kohës së paqes dhë atë të kohës së veçantë të SHPFA dhe me Truprojën e Nderit, e cila merr pjesë në zhvillimin e ceremonive të ndryshme që organizohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera shtetërore.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë bëhet me dije se do jetë gjeneral brigade Maksim Malaj, efektivi i batalionit, personel nga struktura e Regjimentit të Mbështetjes SHPFA, ish-ushtarakë e punonjës që kanë shërbyer në këtë repart, deputetë të Kuvendit Popullor që kanë punuar në këtë repart, përfaqësues të pushtetit lokal të zonës ku dislokohet batalioni, etj.

n.e/NOA

KOMENTE