English

Berisha në OKB: Lufta kundër korrupsionit, na bën tërheqës për investitorët

Nju Jork, 22 shtator, NOA – “Kusht vendimtar për Shqipërinë, mbi arritjen e objektivave të Mijëvjeçarit është lufta permanente ndaj korrupsionit që sipas meje është armiku më i egër i shoqërive të lira”.

Këto janë fjalët e zgjedhura prej kryeministrit Berisha gjatë fjalimit që sapo mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në ditën e fundit të Samitit për Objektivat e Mijëvjeçarit.

Ai ka deklaruar se Shqipëria sot ka bërë shumë përparime dhe po ecën drejt plotësimit të Objektivave të Mijëvjeçarit dhe rrugës së integrimit drejt Bashkimit Evropian

“Këto arritje kanë ardhur si rezultat i një pune shumë të vështirë dhe një lufte të pa kompromis ndaj korrupsionit si edhe realizimit të reformave të mëdha”, tha më tej kreu i qeverisë shqiptare para anëtarëve të OKB-së.

Sipas tij, ka qenë pikërisht kjo luftë ndaj korrupsionit e cila ka bërë që të dyfishohen të ardhurat buxhetore në vendin tonë dhe që reformat ekonomike ta bëjnë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja.

“Personalitete të larta botërore e kanë vlerësuar zhvillimin e vendit tonë, por unë jam i ndërgjegjshëm se kemi ende shumë rrugë për të bërë përpara. Pasi ende ka njerëz që përballen me varfërinë ekstreme, por nga ana tjetër, infrastruktura kërkon investime të mëdha”, argumentoi më tej kryeministri në OKB.

Duke përfunduar se e “shfrytëzon këtë rast që t’i ftojë investitorët e huaj të vijnë të financojnë në Shqipëri”.

n.e/NOA

KOMENTE