Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, kapen 22 kartmonedha 1000 lekëshe të falsifikuara
English

Durrës, kapen 22 kartmonedha 1000 lekëshe të falsifikuara

Durrës, 22 shtator, NOA – Në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” policia e Durrësit finalizoi sot me sukses kapjen e dy personave që dyshohen për veprën penale të falsifikimit të monedhave.

Në prangat e policisë përfunduan 19 vjeçari Artur Viktor Bushi, lindur në Krujë dhe banues në fshatin Bilaj, të Fushë Krujës si dhe 34 vjeçari Arben Mhill Dobrozi, edhe ky banues në fshatin Bilaj të Fushë Krujës.

Arrestimi i dy shtetasve u realizua në Vorë, ndërsa dy personat po qarkullonin me automjetin tip “Volswagen Pasat”, me targë KR 7083 A.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën dhe sekuestruan si provë materiale 22 copë kartmonedha të prerjes 1 000 lekëshe, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

mit/NOA
KOMENTE