Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski anulon praninë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
English

Gruevski anulon praninë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Shkup, 22 shtator, NOA - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, anuloi pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme në OKB-së.

Mosprania e kryeministrit Gruevski në këtë sesion të 65-të të OKB-së është kritikuar nga diplomatët ndërkombëtarë, por edhe nga shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas.

Diplomatët perëndimorë kanë vlerësuar se ky takim në Nju Jork do të ishte një mundësi për të diskutuar çështjen e kontestit të emrit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ndërmjetësin e OKB-së për emrin, diplomatin amerikan Metju Nimic si dhe takimi me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Shefi diplomacisë greke, Dimitris Drucas dje ka shprehur kritika për mospjesëmarrjen e kryeministrit Gruevski.

“Shprehim keqardhje për mospjesëmarrjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, sepse ka ekzistuar mundësia për takim të drejtpërdrejt me kryeministrin Jorgos Papandreu”, deklaroi Drucas.

Qeveria në Shkup sot pasdite njoftoi se në vend të kryeministrit Gruevskit në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së do të drejtohet presidenti Gjorgje Ivanov.(INA)

NOA-INA

KOMENTE