Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kermabon: EULEX ka punuar, por qetësia në Veri është rrugë e gjatë
English

Kermabon: EULEX ka punuar, por qetësia në Veri është rrugë e gjatë

Prishtinë, 22 shtator, NOA – Vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës ka për të qenë një proces i gjatë. Një fakt të tillë e ka pohuar vetë shefi në largim i EULEX-it, Yves de Kermabon.

Ai ndahet nga kjo detyrë me porosinë për pasardhësit se është mjaft e rëndësishme ruajtja e qetësisë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Pas Kermabosë, në krye të forcave të EULEX-it në Kosovë do të emërohet një tjetër francez, Xavier Bout de Marnhac, i cili zyrtarisht fillon detyrën më 1 tetor.

Duke u larguar, Kermabo tha se misioni evropian gjatë punës së tij 2-vjeçare ka bërë të mundur rifunksionalizimin e pjesshëm të gjykatave në veri të Mitrovicës ku punojnë shtatë gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, si dhe praninë e doganierëve të EULEX-it në vendkalimet kufitare me Serbinë, të cilat ishin djegur nga protestuesit serbë pas shpalljes së pavarësisë.

"Për mua më e rëndësishmja është t’u sigurojmë njerëzve sundim më të mirë të rendit dhe ligjit. Shumë njerëz janë të lodhur me krimin, korrupsionin e kontrabandën dhe është detyra jonë së bashku me institucione që ta përmirësojmë situatën në të mirë të qytetarëve", tha Yves de Kermabon.

n.e/NOA

KOMENTE