Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Varfëria, u reduktua nga 25% vetëm në 12%
English

Kryeministri: Varfëria, u reduktua nga 25% vetëm në 12%

Nju Jork, 22 shtator, NOA Update – Megjithëse në Shqipëri ende ekzistojnë raste të varfërisë ekstreme, ajo ka mundur që ta luftojë dukurinë e varfërisë duke siguruar një ulje të saj nga niveli prej 25% në 12% të popullsisë aktualisht.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e bëri me dije gjatë fjalimit që sapo mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, në mbyllje të Samitit për Objektivat e Mijëvjeçarit.

Sipas tij, Shqipëria i ushtron një vëmendje të madhe vaksinimit dhe shkollimit të popullatës, shenja këto të rritjes së mirëqenies dhe kujdesit për të ardhmen.

“Vendi im sot ka bërë shumë përparime. Varfëria ekstreme ekziston, por ajo ka arritur në nivelet prej 1.3%, nga 4% që ka qenë deri para pak kohësh”, tha me krenari Berisha para përfaqësuesve të delegacioneve të huaja, të pranishme në takimin e OKB-së.

Sipas tij, kanë qenë reformat ato që e kanë shndërruar Shqipërinë dhe rreth kësaj, ai ka falënderuar agjencitë e OKB-së për ndihmën e dhënë në dy dekadat e fundit mbi realizimin me sukses të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE