English

Ndodh çudia e radhës: lopa lind një derr

Zimbabve, 23 Shtator, NOA - Një fermer në Zimbabve është tronditur pasi një lopë e tij lindi një viç me tiparet e një derri. Tinos Mberi nga Chatworth në shtetin afrikan nuk ka mundur ti besojë syve të tij, kur ka parë krijesën e sapolindur. Është e pamundur që lopa të lindë një derr: ky ishte mendimi i parë i bariut në ato çaste.

"Tërë trupi dhe madhësia ishin ato të një derri të vogël. Hunda dhe goja si një derr. Kafsha dukej krejtësisht një derr, me përjashtim të qimeve", thotë Mberi. Sipas pronarit të lopës kjo krijesë është shkaktuar nga veprimi i magjisë së zezë: "Unë besoj në veprimet e disa magjistarëve. Si tjetër mund ta shpjegoj diçka kaq të tmerrshme? Ata duan të më trembin mua që të largohem nga ky vend". "Çfarë ndodhi me kafshën e Mberit është absolutisht normale. Sigurisht, jo shpesh ndodh që një kafshë e lindur kaq e deformuar të duket një derr, por sigurisht jo e pazakontë për të parë deformime të tilla", ka thënë doktor Ernest Dzimwasha.

a.e.NOA

KOMENTE