Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një person qëllon me armë zjarri policinë në Shkodër
English

Një person qëllon me armë zjarri policinë në Shkodër

Shkodër, 22 shtator, NOA – Një person tentoi të vrasë dy bashkëfshatarë të tij në Pult të Shkodrës, dhe më pas i ndjekur nga policia ka kundërshtuar të dorëzohet duke qëlluar me armë zjarri edhe mbi policët.

Burime nga policia e Shkodrës thanë për agjencinë NOA se ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 06.00.

Efektivat e policisë së Shkodrës bashkë me forcat e repartit FNSH të qytetit finalizuan me sukses operacionin policor për arrestimin në flagrancë të 35 vjeçarit Dedë Prozhmi, lindur e banues në fshatin Kir, të Komunës Pult, në Dukagjin të Shkodrës.

Kapja dhe arrestimi i Dedë Prozhmit u bë pasi, ai në orët e vona të mbrëmjes së djeshme tentoi të vrasë me armë zjarri për motive të dobëta dy bashkëfshatarë të tij, shtetasit Fatmir L., 21 vjeç dhe Pashuk D., 25 vjeç, duke dëmtuar dhe automjetin e tyre me targa të huaja.

Policia bëri të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes dhe rrethoi banesën e tij duke realizuar kështu edhe kapjen e Dedë Prozhmit.

Ndëkohë thirrjeve të bëra nga policia për dorëzim, autori i është kundërpërgjigjur me zjarr, pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të forcave policore, duke vënë në rrezik jetën e efektivëve të policisë së Shkodrës.

Pas rreth një orë shkëmbi zjarri mes policisë dhe autorit, Dedë Prozhmi, u plagos lehtë në këmbë pa rrezik për jetën.

Pas arrestimit dhe kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi armën e krimit të tipit automatik, një sasi të konsiderueshme fishekësh, 4 kapsolla tritoli si dhe fitil zjarrpërcjellës.

Hetimet e çështjes dhe materialet e dokumentuara do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së krimeve të rënda, për veprat penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë, kundërshtim të forcave policore me armë zjarri, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve plasëse” si dhe shkatërrim prone.

mit/NOA
KOMENTE