Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Amullia e shtetit, penalizon konsumatorët duke nënçmuar konkurrencën
English

PS: Amullia e shtetit, penalizon konsumatorët duke nënçmuar konkurrencën

Tiranë, 22 shtator, NOA – “Keqqeverisja në Shqipëri po arrin çdo ditë nivele të reja paaftësie e amullie si pasojë e një pushteti, i cili nuk punon për interes e në të mirë të të gjithë qytetarëve, por zgjedh të veprojë për interesa të pak personave”.

Me këto fjalë selia rozë, përmes deputetes së saj, Olta Xhaçka, ka kritikuar vendimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për rritjen e tarifave të telefonisë fikse.

“Në datë 26 Korrik AKEP merr vendimin, numër 1348, për rritjen e tarifave të telefonisë fikse në të gjitha nivelet. Një muaj më vonë, në 24 gusht, ministri i Ekonomisë i kthen përgjigje letrës fillestare të AKEP në lidhje me rritjen e çmimeve të telefonisë fikse, duke theksuar se kjo rritje nuk merr parasysh ligjin "Për mbrojtjen e konsumatorit", tha më tej deputetja Xhaçka.

Duke shtuar se këto janë kushte të padrejta të tregtarit kur: parashikojnë të rrisin çmimet, pa i dhënë të drejtë konsumatorit për të anuluar kontratën, nëse çmimi përfundimtar është shumë më i lartë se çmimi për të cilin ishte rënë dakord kur kontrata ishte përfunduar. “Ministria e Ekonomisë me shkresën që sapo ju demonstruam i këshillon AKEP të marrë parasysh impaktin e rritjes së çmimit tek konsumatorët e opinionet e grupeve të interesit mbi këtë rritje. Vetëm katër ditë më vonë, AKEP merr një vendimi të ri, ku thuhet se janë marrë parasysh ankimimet e palëve të interesuara, por në fakt është anuluar vetëm një pjesë e rritjes së tarifave pra vetëm ato për "Biseda telefonike brenda rrjetit". Të gjitha rritjet e tjera janë mbartur nga vendimi i korrikut i cili rrit akoma edhe më tej tarifat për komunikimin e pajtimtarëve të tjerë jo familjarë, pra bizneset, si dhe mban tarifat familjare për pajtim mujor dhe biseda me rrjetet celulare siç ishin parashikuar në vendimin e korrikut”, tha më tej ajo.

Duke përfunduar se ligji për mbrojtjen e konsumatorit i përmendur nga Ministria e Ekonomisë injorohet krejtësisht në pikat që ishin sugjeruar.

“Kjo është praktika e burokracisë institucionale në Shqipëri, ku vendimet merren pa marrë parasysh as kërkesat e palëve të prekura e as ato të ministrive të linjës. Ku vendoset të ndërmerret një aksion institucional që injoron ligje e konsumatorë. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurrë kur janë në lojë interesat e një pushtetari, por kjo bëhet normale kur shkelen interesat e të gjithë shqiptarëve. Ky është shteti i Sali Berishës sot, ku interesat e shqiptarëve janë të fundit në listë pas pushtetarëve”, përfundoi Xhaçka.

n.e/NOA

KOMENTE