Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksioni i ardhshëm, partitë e opozitës sot në takim të përbashkët
English

Aksioni i ardhshëm, partitë e opozitës sot në takim të përbashkët

Tiranë, 23 shtator, NOA – Aksioni i ardhshëm opozitar do të jetë në qendër të një tryeze të përbashkët që pritet të zhvillojnë së bashku kryetarët e partive të opozitës.

Bëhet me dije se takimi i programuar në orën 17:30, dhe mendohet që do të diskutohet edhe mbi bashkimin e partive të opozitës në një front të ri për të kërkuar zgjidhjen e krizës politike në vend, siç bënë gjatë muajve të parë të këtij viti, përmes protestave masive në të gjithë vendin, e cila konkludoi me një grevë urie prej 21 ditësh para godinës së Kryeministrisë.

Mësohet paraprakisht se në këtë takim do të jenë të pranishëm kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama; kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi; kreu i Demokraisë Sociale Paskal Milo; kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule; kreu i G99-ës Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, si edhe kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela.

Ata tashmë kanë rënë dakord paraprakisht se do të veprojnë mbi bazën e një aksioni të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE