English

Balla: Dekreti i Presidenit për pronat nuk u rrëzua, Topalli manipuloi votat

Tiranë, 23 shtator, NOA – Gjatë seancës së kaluar, nuk është votuar aspak ashtu siç tregon proces-verbali i hartuar nga instancat parlamentare, sepse nuk kanë votuar 73 deputetë siç thuhet atje, por më pak.

“Ministri Ridvan Bode nuk ka qenë fare në atë seancë plenare, pasi ka qenë në Vjenë dhe këtë mund ta konfirmojë vetë, ndërsa në proces-verbal shihet se ai paska votuar. As deputetja Lajla Përnaska nuk ka qenë e pranishme në sallë përshembull”, akuzoi në fjalën e tij gjatë seancës së sotme plenare, deputeti Taulant Balla.

Duke kritikuar kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, mbi votimin e ligjit të pronave, gjatë seancës së fundit plenare, Balla tha se dekreti i presidentit nuk ishte rrëzuar, por kështu deshën ta bënin të duket Berisha dhe Topalli.

“Në këtë mënyrë, ata kanë kryer një vepër penale të pastër. Çdo votim që kryhet me shkelje, ai duhet të anulohet”, bëri thirrje më pas Balla.

Në fund, ai e ka akuzuar kryetaren e parlamentit edhe për faktin se ajo sipas tij, i ul nivelet e mikrofonave kur flasin deputetët e opozitës dhe i ngre ata për deputetët e mazhorancës.

n.e/NOA

KOMENTE