English

BE, revolucion në lëngjet e frutave: Stop sheqerit!

Bruksel, 23 Shtator, NOA - Komisioni Evropian do të ndalojë shtimin e sheqerit në lëngjet e frutave. Propozimi i bërë dje nga komisioneri europian për bujqësinë, Dacian Ciolos, kërkon një ndryshim në Direktivën Evropiane në fuqi (112 të 2001). Në detaje, Ciolos ka propozuar eliminimin e sheqerit nga lista e përbërësve të lejuara për prodhimin e lëngjeve të frutave.

Ky ndryshim do të ketë efekte të dukshme në prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Sipas Brukselit, eliminimi i sheqerit nga lëngjet është pjesë e masave që BE merr për një ushqim të shëndetshëm dhe një dietë të ekuilibruar në mesin e qytetarëve europianë. Propozimi i Komisionit gjithashtu forcon informacionin për konsumatorin. Etiketa e paketimit, duhet të përmbajë si emrat e lëngjeve të frutave, si produktet e bëra nga lëngu i koncentruar, ose në qoftë se bëhet fjalë për një përzierje të të dyve. Edhe në rastin e nektarëve të frutave duhet që etiketa të specifikojë nëse pija është prodhuar tërësisht apo pjesërisht nga një produkt i koncentruar. Gjithashtu, amendamenti, i cili pritet të kalojë në punimet e Këshillit dhe Parlamentit Europian, i hap rrugën përdorimit të domates si lëndë e parë për lëngjet e frutave. a.e./NOA

KOMENTE