Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendet parcela me 120 bimë kanabis, asgjësohen
English

Gjendet parcela me 120 bimë kanabis, asgjësohen

Lezhë, 23 shtator, NOA – Një parcelë e mbjellë me 120 rrënjë të dyshuara si bimë narkotike e llojit kanabis sativa, është gjetur në fshatin Shëmri të Kurbinit në orët e vona të ditës së djeshme.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së Lezhës, të cilat bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se kanë mundur ta identifikojnë parcelën me bimë narkotike, falë një operacioni realizuar prej tyre.

Mësohet se nga këto bimë, 10 rrënjë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale me qëllim bërjen e ekspertimit përkatës, ndërsa pjesa tjetër prej 110 rrënjësh janë asgjësuar menjëherë.

Nga strukturat e policisë, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale rreth kësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE