Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomati malazez: Të forcohen raportet me Shqipërinë
English

Kryediplomati malazez: Të forcohen raportet me Shqipërinë

Tiranë, 23 shtator, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Ro?en, përmes një mesazhi të veçantë i ka uruar sot homologut të tij shqiptar, Edmond Haxhinasto, marrjen e detyrës së re.

“Me rastin e emërimit tuaj si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ju lutem pranoni përgëzimet e mia të përzemërta dhe urimet më të mira për kryerjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme”, shkruan Ro?en.

Duke shtuar se “dëshiron të shprehë gatishmërinë time për të punuar së bashku për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat mbështeten në politikën e fqinjësisë së mirë, miqësinë tradicionale dhe respektin e ndërsjellë”.

“Lidhjet e fuqishme ndërmjet dy kombeve tona forcohen më tej nga objektivat tona të përbashkëta strategjike; kam besim se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të suksesshëm për realizimin e interesave të vendeve tona përkatëse dhe të rajonit në përgjithësi. Përfitoj nga ky rast për t’iu ftuar për vizitë në Mal të Zi, në kohën më të përshtatshme për Ju”, përfundon mesazhi i Ro?en.

n.e/NOA

KOMENTE