Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Largohuni, se po majmeni në kurrizin e shqiptarëve, duke shqyer copa Shqipërie
English

PS: Largohuni, se po majmeni në kurrizin e shqiptarëve, duke shqyer copa Shqipërie

Tiranë, 23 shtator, NOA – Ndaj akuzave të deputetit demokrat Osman Metalla reagoi rishtas selia rozë duke deklaruar se ajo që po vërtetohet çdo ditë nuk është përfitimi me lejet e ndërtimit të kryetarit të Bashkisë Edi Rama, por babëzia e pushtetit që vodhi votat, për të vjedhur Shqipërinë.

“Ajo që shqiptarët po shohin përditë zoti Metalla, janë provat tona, dhe shpifjet tuaja. Ajo që ky vend po dëgjon përditë, janë historitë e pafundme të korrupsionit që po majm oborrin e pushtetit, që nuk pushon së shqyeri copa Shqipërie”, deklaroi në një konferencë të shkurtër për shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni.

Zonja Gjermeni kërkoi sakaq largimin e kësaj mazhorance nga pushteti, si shpëtim për shpatullat e brishta të shqiptarëve të varfëruar, ngase po mbajnë mbi shpinë një qeveri të korruptuar.

“Ajo që do t’ju themi çdo ditë zoti Metalla është largohuni, se Shqipëria s’ka më fuqi t’ju mbajë në kurriz”, nënvizoi deputetja Gjermeni duke shprehur keqardhjen për të gjithë ata deputetë demokratë, që edhe pse nuk janë në kabinetin qeveritar nuk kanë turp të njollosin përditë fytyrën dhe dinjitetin me shpifje.

mit/NOA
KOMENTE