Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, kallëzohet 23 vjeçari, për vjedhjen e 70 kartave rimbushëse AMC
English

Shkodër, kallëzohet 23 vjeçari, për vjedhjen e 70 kartave rimbushëse AMC

Shkodër, 23 shtator, NOA – Vjedhja e 70 kartave rimbushëse AMC para dy muajsh, me vlerën e 60 000 lekëve ka bërë një person të arrestohet nga policia e Shkodrës.

Dje në orët e pasdites policia e qytetit ka vënë në pranga 23 vjeçarin Emiljan Toma lindur dhe banues në fshatin Suka - Dajç, në Komunën Dajç të rrethit të Shkodrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dje 71 vjeçarja me iniciale V. Sh., ka bërë kallzim penal duke thënë se dy muaj më parë, në dyqanin në pronësi të saj, shtetasi Emiljan Toma, i ka marrë me forcë një sasi prej 70 kartash rimbushëse AMC, me vlerë 60.000 lekë.

Emiljan Toma tashmë po ndiqet penalisht nga prokuroria e Shkodrës për vjedhje me dhunë.

mit/NOA
KOMENTE