Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pas Nju Jorkut: Takime me rëndësi, isha para mediave më shumë se kurrë
English

Berisha pas Nju Jorkut: Takime me rëndësi, isha para mediave më shumë se kurrë

Tiranë, 24 shtator, NOA – Samiti i Objektivave të Mijëvjeçarit, organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ishte një shans i mirë për kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, të takohej me personalitete të larta botërore e për të diskutuar me ta çështje të raporteve bilaterale dhe atyre ndërkombëtare.

Një fakt të tillë e ka pohuar ai vetë pas kthimit nga Nju Jorku, ku qëndroi për disa ditë në kuadrin e zhvillimit të këtij samiti, duke bërë një ekspoze përkatëse gjatë mbledhjes së qeverisë e cila po zhvillohet në këto momente.

“Këtë herë në Nju Jork isha para mediave më shumë se kurrë. Media presigjoze si Reuters më intervistuan”, tha ai.

Duke shtuar ndër të tjera se një takim i rëndësishëm ishte ai i zhvilluar prej tij me kryeministrin francez, Nikolas Sarkozi apo ai me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për të dy, ai tha se kanë paraqitur interes për të vizituar Shqipërinë dhe po e programojnë atë.

Më tej, ai bëri me dije takimin që zhvilloi me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu, për të cilin tha se “e përshëndeti për mbështetjen konstante që vendi i tij jep në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së”...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE