Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bukoshi nis fushatën elektorale për kreun e LDK
English

Bukoshi nis fushatën elektorale për kreun e LDK

Prishtinë, 24 shtator, NOA – Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili është edhe aktualisht kandidati i vetëm për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur sot fushatën e tij elektorale për këtë post.

Takimin me gazetarët ai e ka zgjedhur ta bëjë në një vend simbolik, siç është shtëpia e ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili ka qenë lideri historik i kësaj force politike.

“Nga kjo shtëpi unë me bashkëpunëtorët e mi, simpatizuesit e mi dhe birin e presidentit, Ukë Rugova, ftojmë të gjithë anëtarët e LDK-së, simpatizuesit, anëtarët e dikurshëm që me hidhërim e braktisën LDK-në, të bashkohemi dhe së bashku ta ringjallim frymën e Ibrahim Rugovës dhe idenë themelore të LDK-së që ishte afrimi i njerëzve dhe ndërtimi i Kosovës”, tha ai.

Duke shtuar më tej se ai ka qenë bashkëthemeltar i LDK-në, bashkë me të ndjerin Rugova.

“Nëse ka pasur mosmarrëveshje, ato kanë qenë rezultat i largësisë fizike nga mërgimi dhe i pamundësisë së komunikimit direkt gjatë viteve të okupimit. Sido që të jetë, ato keqkuptime kanë qenë të tejkaluara dhe janë të tejkaluara”, tha ai.

Në fund, shtoi se sa më shumë kandidatë të ketë do të jetë më mirë për demokracinë e brendshme dhe nuk do të ketë përsëritje të zhvillimeve nga e kaluara.

n.e/NOA

KOMENTE