Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hashinasto kërkesë Kroacisë: Heqja e vizave të zgjatet deri në fund të vitit
English

Hashinasto kërkesë Kroacisë: Heqja e vizave të zgjatet deri në fund të vitit

Nju Jork, 24 shtator, NOA – Në kuadër të punimeve të sesionit 65 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm Haxhinasto u takua me homologun e tij kroat Gordan Jadrokoviç.

Gjatë këtij takimi, ai vuri në pah edhe njëherë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për të cilat dy ministrat ranë dakord se këto marrëdhënie duhet të konkretizohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Në këtë drejtim, u përmendën edhe projektet me interes të përbashkët si vazhdimi i ndërtimit të autostradës së Adriatikut e cila do mund të krijojë një urë lidhjeje më të ngushtë mes vendeve dhe popujve të rajonit, që nga Sllovenia deri në Greqi.

Po ashtu, ministri kroat i premtoi homologut të tij Haxhinasto zgjatjen e regjimit të hyrjes pa viza në Kroaci deri në fund të këtij viti, i cili është aplikuar për shtetasit shqiptarë gjatë sezonit turistik.

Në këtë kontekst, Haxhinasto dhe Jadrokoviç theksuan se liberalizimi i vizave për popujt e Ballkanit me Bashkimin Evropian duhet të ecë paralelisht edhe me liberalizimin e vizave mes vendeve të këtij rajoni.

Të dy homologët shkëmbyen gjithashtu mendime lidhur me zhvillimet në rajon kryesisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Me këtë rast, Haxhinasto e falënderoi Jadrokoviç për mbështetjen që Kroacia ka dhënë për çështjen e Kosovës si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj mbështetjeje në kuadër të nismave dhe angazhimeve rajonale.

Në përfundim, Jadrokoviç e ftoi ministrin Haxhinasto për një vizitë zyrtare në Kroaci.

n.e/NOA

KOMENTE