Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Puçi ndaj Qeverisë, çudira e radhës e Dritan Priftit
English

Ilir Meta: Puçi ndaj Qeverisë, çudira e radhës e Dritan Priftit

>> PS: Meta është i paqëndrueshëm

>> Kreu i LSI: Prifti, një shantazhier

>> Prifti, deklarata e plotë pas ikjes

Tiranë, 24 shtator, NOA – “Jam informuar për çudirat e radhës që ka thënë Prifti dje në një intervistë dhe dua t’ju siguroj se këto janë kaq të vërteta dhe të sinqerta...”.

Kështu e nisi prononcimin e tij për mediat, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili u pyet në lidhje me intervistën e dhënë nga ish-ministri Dritan Prifti në media, mbarsur me akuza.

Z. Meta, a keni një koment për deklaratat e djeshme të Dritan Priftit në një emision televiziv?

Po. Jam informuar për çudirat e radhës që ka thënë Prifti dje në një intervistë dhe dua t’ju siguroj se këto janë kaq të vërteta dhe të sinqerta sa ka qenë pohimi i tij dje se gjatë kësaj periudhe të shkarkimit nga detyra nuk ka pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e opozitës, kur ndërkohë vetëm tre ditë më parë, pas një takimi të drejtpërdrejtë që kishte patur me zotin Edi Rama, erdhi dhe më përcolli ofertën e z. Rama për të bërë një puç parlamentar, si rezultat i të cilit unë do të përfitoja postin e kryeministrit, ndërkohë që Dritani kishte marrë garanci që ai të rikthehej në ministrinë e Ekonomisë dhe të Energjetikës.

Duke mos qenë i çuditur për qëndrime të tilla dhe oshilacione, të cilat janë të denja vetëm për një njeri kameleon dhe që nuk ka asnjë lloj përgjegjësie e normaliteti, si unë, ashtu edhe kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo vetëm që jemi përpjekur ta ndihmojmë që të mos rrëshqasë në pozita të tilla, kur ai, jo nga pozita parimore dhe politike por, nga pozitat e një pengu të krimit të organizuar dhe korrupsionit, jo vetëm ka guxuar të bëjë shantazhe ndaj kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kryesisë së LSI, në mënyrë që të mos largohej nga posti të cilin kishte për shkak të LSI por, për fat të keq, vazhdon të hyjë dhe në kombinacione të tjera, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me moralin dhe me vlerat e forcës politike që ne përfaqësojmë.

Duke patur parasysh se pak ditë më parë thatë se po e prisnit krahëhapur për ta takuar zotin Prifti, çfarë do të ndodhë?

Absolutisht që unë kam qenë gjithë i pritur për ta pritur me krahëhapur dhe gjithnjë jam përpjekur ta trajtoj dhe si prind, për shkak të shumë lajthitjeve për të cilat shpesh e kemi toleruar, për arsye dhe të problemeve shëndetësore që dihet që i ka patur në të kaluarën. Por, sigurisht që gjuha e përsëritur e shantazhit është krejtësisht e papranueshme, sidomos kur ajo bëhet në emër të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe ndaj institucioneve legjitime të këtij vendi.

Ju thatë se është peng i krimit të organizuar. A mund të ketë vend një njeri i tillë në strukturat e LSI?

Besoj se ai e ka të qartë vetë rrugën e tij. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka të pandryshueshme rrugën e saj.

Prifti deklaroi dje se do të qëndronte në LSI, ndërkohë që ju thoni se ka patur një takim me z. Rama tre ditë më parë…

Kjo është mese e vërtetë dhe natyrisht që unë dua të shpreh keqardhjen për oshilacione të tilla, të jashtëzakonshme, të cilat edhe një fëmijë nuk mund t’i ketë, jo më një njeri të cilit i është dhënë mundësia disa herë të krijojë një personalitet publik.

Zoti Meta, pse morët vendimin për shkarkimin e zotit Prifti ditën që atij i vdiq gjyshja? Pse nuk e shtytë mbledhjen e Kryesisë së LSI?

Mendoj se ky teatri dhe hipokrizia me tragjedinë e gjyshes bëhet thjesht për të justifikuar një gjendje emocionale gjoja të tronditur, kur në fakt ai e ka ditur nga ana ime, drejtpërdrejt, pikërisht këtë ndryshim që do të ndodhte prej gjashtë muajsh. Së dyti, mbledhja e Kryesisë është shtyrë dy herë për shkak të tij. Dhe, së treti duhet të them se tragjedia e gjyshes, për të cilën unë i kam përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, nuk e pengoi për tu takuar me Kryeministrin Berisha, ndërkohë që nuk e lejoi të vinte hy herë në takimet që kishte lënë me mua. Lojëra të tilla janë krejtësisht të papranueshme për moralin dhe integritetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zoti Meta, dje opozita ka miratuar një strategji protestash që do të nisin në muajin tetor. A ka më shanse të zgjidhet ngërçi politik pas kësaj, sepse opozita po kërkon edhe zgjedhje të parakohshme?

Nuk dëshiroj të komentoj strategjinë e opozitës. Është e drejta e saj të bëjë protesta, sepse Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë një vend demokratik, por natyrisht kjo nuk do të sjellin diçka të re. Ndërkohë, të jeni të sigurt se, strategjia e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të ndryshuar në mënyrë ilegjitime qeverisjen e vendit, në funksion të krimit të organizuar dhe korrupsionit, është e dështuar.

NOA

KOMENTE