English

Kryeministri: Kasat fiskale të detyrueshme, janë pasaporta biometrike e biznesit

Tiranë, 24 shtator, NOA Update – “I adresoj një mesazh miqësor biznesit shqiptar duke i kërkuar mirëkuptimin se kasat fiskale janë një detyrim i caktuar nga Bashkimi Evropian, siç është ai i pasaportave biometrike që vërtet kushtojnë, por pa marrjen e tyre, do t’i shohin vizat me dylbi. Dhe pikërisht, pasaporta biometrike për biznesin, janë kasat fiskale”.

Me këto fjalë, kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë ka prekur çështjen e kasave fiskale të biznesit, e cila ka krijuar debat dhe tension mes saj dhe tregtarëve gjatë tre ditëve të fundit.

Sipas tij, nëse vendosja e një kase fiskale është e rëndë për një biznesmen, ai do të rimbursohet deri më një, por duhet ta vendosë atë me çdo kusht.

Duke iu drejtuar biznesmenëve më pas se ata për shumën që do t’u kushtojë kasa fiskale, do t’u zbritet nga taksat, e në këtë mënyrë, do të quhet e paguar.

“Duke vendosur standardin e kasave fiskale, ne nivelojmë peshën e taksave mbi qytetarët dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë kundërshti për vendosjen e tyre”, shtoi ai.

Në fund, përfundoi duke thënë se ‘zotërinjtë bashkiakë duhet të qetësohen se ky nuk është një veprim kundër tyre, por për të standardizuar biznesin e vogël”.

n.e/NOA

KOMENTE