Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në 15 nëntor mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare
English

Në 15 nëntor mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare

Tiranë, 24 shtator, NOA – Konferenca Zgjedhore e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë do të mblidhet në 15 nëntor.

Ky është vendimi i marrë sot në mbledhjen e gjyqtarëve, ku u votua nen për nen rregullorja e Konferencës Zgjedhore të Gjyqtarëve (KZGJ).

Në fjalën e saj Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj ka kërkuar nga gjyqtarët që të shohin në dritën e fakteve mosmiratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të normave ligjore për Konferencën Gjyqësore Kombëtare; si dhe për mosdërgimin e këtij projekti në legjislativ nga qeveria shqiptare, një problem që sipas Beçaj ka krijuar ngërç në zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së, pas përfundimit të mandateve ekzistuese.

“Konferenca Gjyqësore Kombëtare sanksionohet shprehimisht në dispozitat kushtetutese dhe po në këto dispozita përcaktohet dhe e drejta jonë universale zgjedhore për të siguruar një proces të drejtë dhe periodik të mandateve tona përfaqësuese në KLD”, tha kryegjyqtarja e GJL-së.

Zonja Beçaj vlerësoi se “është paradoksale të mendosh që ne si trupë gjyqësore punën tonë të përditshme e bazojmë në akte të shumta ligjore dhe nga ana tjetër jemi të vonuar në hartimin e nje dokumenti që vendos disa rregulla bazë, ku ne të mbështesim funksionimin tonë të brendshëm”.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë i ftoi gjyqtarët të shprehen individualisht nëpërmjet votës së hapur për mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombetare në mungesë të ligjit si dhe të shtrojmë për diskutim projektrregulloren e hartuar nga grupi i punës, për të parashtruar komentet dhe sugjerimet tuaja, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti dhe kalimin e tij për votim.

mit/NOA
KOMENTE