English

Obama-Topi: Vlerësojnë marrëdhëniet historike dhe partneritetin strategjik

Nju Jork, 23 shtator, NOA – Një takim të shkurtër por tejet miqësor në Nju Jork, ka qenë ai mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Presidentit Bamir Topi, takim ku janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy vendeve dhe partneriteti strategjik.

Në këtë pritje zyrtare të dhënë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, dhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Mishel Obama në Muzeun e Historisë së Natyrës të Nju Jorkut, për nder të presidentëve që merrnin pjesë në punimet e sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryetari i Shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi shoqërohej nga Zonja e Parë, Teuta Topi.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi i shprehu mirënjohjen homologut Obama për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të shtetit dhe administratës amerikane për kombin dhe çështjen shqiptare.

Kreu i shtetit, e siguroi Presidentin Obama se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një aleat shumë besnik dhe i besueshëm jo vetëm si anëtare e NATO-s, por edhe në kuadër të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta globale.

mit/NOA

KOMENTE