Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosja e djeshme në Shën Vlash të Durrësit, policia kap të dyshuarin
English

Plagosja e djeshme në Shën Vlash të Durrësit, policia kap të dyshuarin

Durrës, 24 shtator, NOA – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të kapin në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes së djeshme në fshatin Shën Vlash, në të cilën mbeti i plagosur rëndë Gj.Ndoi.

Ngjarja konfirmohet nga prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se i ndaluari është Martin (Zefzef) Haxhija, 35 vjeç, lindur në Laç e banues në Durrës.

Ky person dyshohet se dje në Shën Vlash, ai është konfliktuar për motive të dobëta me Z. Ndoj, 19 vjeç, banues në po këtë fshat, i cili pas konfliktit është larguar për në banesë. Nga hetimet e para rezulton se pas konflikti, Zefzef Haxhija e ka ndjekur nga pas atë duke i shkuar në banesë dhe ka gjetur babain e tij, Gj.Ndoi, të cilin e ka qëlluar disa herë me një pistoletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë të mbërritura menjëherë në vendngjarje kanë identifikuar e shpallur në kërkim Haxhijan, dhe vetëm rreth orës 03.00 të ditës së sotme është bërë e mundur kapja e tij.

Aktualisht i dëmtuari nga kjo ngjarje, Gj.Ndoj ndodhet nën trajtim mjekësor në gjendje të rëndë në Spitalin e Durrësit.

U kryen veprimet e para hetimore lidhur me këtë ngjarje dhe materialet për veprat penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE