Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Lezhës, kap mjaft të kërkuar vetëm në pak ditë
English

Policia e Lezhës, kap mjaft të kërkuar vetëm në pak ditë

Lezhë, 24 shtator, NOA – Gjatë kësaj jave, policia e qarkut të Lezhës ka mundur që të shënojë disa raste të identifikimit të autorëve të veprave penale apo kapjes së personave në kërkim.

Të dhënat rreth tyre publikohen për agjencinë e Lajmeve NOA duke pohuar se në listë i pari është rasti i identifikimit të një banori të Lezhës, si autor i dyshuar i dy vjedhjeve të kryera gjatë ditës në njësi tregëtare në Durrës.

Si edhe kapja e personit të kërkuar Gjon Brahja, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Ndërkaq, forcat policore të Lezhës bëjnë me dijeni se kanë mundur të kapin edhe personin e kërkuar Ernest Gila, i akuzuar për vjedhjen me dhunë në bashkëpunim të një 61-vjecari në Durrës.

Sikundër edhe atë të personit të kërkuar Ilirian Buci, akuzuar për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i aksidentit, lidhur me aksidentin me pasojë vdekje të një të mituri në rrethin e Krujës.

Në fund, renditet kapja e personit të kërkuar Fatos Gosa i akuzuar për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike pasi dyshohet se ka ndërmjetësuar dhënien e lejeve të burgosurve në Burgun e Peqinit.

Si edhe identifikimi e kapja e disa personave të akuzuar si të implikuar në një numër të konsiderueshëm vjedhje banesash, tentativa vjedhje automjetesh, madje edhe në vjedhje të kryera me dhunë.

n.e/NOA

KOMENTE