Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK Autoritetit të Konkurrencës: Hetoni a ka monopol për kasat fiskale
English

ZMK Autoritetit të Konkurrencës: Hetoni a ka monopol për kasat fiskale

Tiranë, 24 shtator, NOA – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve do t’i dorëzojë sot Autoritetit të Konkurrencës një kërkesë për hetim nëse ka apo jo situatë monopol për vendosjen e kasave fiskale.

“Sipas të dhënave të mbledhura nga ZMK rezulton se në kuadër të pajisjes me kasa fiskale të biznesit shqiptar, tregtarët janë ankuar se çmimet janë shumë të larta, nga 450- 750 Euro. Ky çmim absurd po t’i referohemi të dhënave online çmimi i blerjes së tyre është disa herë më i ulët në tregun ndërkombëtar, shkaktohet pasi vetëm 2 kompani të licencuara e ofrojnë këtë mall në treg ndërkohë që njëra prej tyre ka vetëm një javë që i është dhënë e drejta e shitjes”, citon deklarata e ZMK-së.

Duke shtuar se nisur nga çmimi tepër i lartë dhe nga të dhënat e mbledhura, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve gjykon se kemi situatë monopol dhe abuzim me pozitën dominuese në dëm të publikut dhe konkurrencës.

“Dhe për këtë arsye, duke iu referuar misionit dhe bazës ligjore të cilës i referohet dhe punon Autoriteti i Konkurrencës, besojmë se është detyrim ligjor që të hetoni nëse ka apo jo situatë monopol në këtë treg dhe nëse kemi shkelje ligjore që kanë sjellë edhe rritjen e çmimit të shitjes së kasave fiskale në treg”, i drejtohet ZMK në kërkesën e posaçme, Autoritetit të Konkurrencës.

n.e/NOA

KOMENTE