Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryen 5 vjedhje, mbeten në burg 2 shqiptarët në Savona të Italisë
English

Kryen 5 vjedhje, mbeten në burg 2 shqiptarët në Savona të Italisë

Savona, 25 shtator, NOA – Mbeten në burg dy emigrantët shqiptarë në Savona të Italisë, të cilët ishin akuzuar nga karabinierët italianë si anëtarë të një bande e cila kishte kryer për pesë vjedhje dhe kishte tentuar të vidhte edhe tre makina të pronarëve të tyre.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat italiane, sipas të cilave, fjala është për bandën e përbërë nga Fatjan Docaj, 23 vjeç; Aleksandër Ndreca, edhe ky 23 vjeç si edhe bashkëpunëtori i tyre italian Angelo Cotugno, 59-vjeçar.

Ata janë marrë së fundmi në pyetje nga gjykatësit italianë, të cilët nuk e kanë miratuar vendimin për lirimin e tyre.

Madje kanë rezervuar të drejtën për të vendosur për masat parandaluese ndaj tyre duke marrë parasysh përgjegjësitë individuale të anëtarëve të grupit.

n.e/NOA

KOMENTE