Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: Ligji i ri, mbetjet urbane do të kthehen në burim energjie dhe gazi
English

Mediu: Ligji i ri, mbetjet urbane do të kthehen në burim energjie dhe gazi

Tiranë, 25 Shtator, NOA - Ministria e Mjedisit prezantoi projekt-ligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili është pjesë e paketës ligjore që është duke u hartuar për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian.

“Me ligjin që po prezantojmë, do orientohemi drejt krijimit të skemave të administrimit në nivel rajonal, ç’ka nënkupton studimin dhe gjetjen e vendepozitimeve të përshtatshme ose landfilleve rajonale”, tha në fjalën e prezantimit ministrit i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Gjithashtu, ministri Mediu e vuri theksin edhe te problemet që i vijnë turizmit, nga situata aktuale e menaxhimit të mbetjeve, sektor ky prioritar, që do të ndjejë shumë shpejt ndryshimin, pas miratimit të këtij ligji.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm për problemin e mprehtë mjedisor, por edhe shëndetësor, që paraqet mungesa e një menaxhimi korrekt të mbetjeve në vend. Nga ana tjetër, turizmi, si një prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit, vuan pasojat e veta prej kësaj gjendje, e sidomos ne zonat me perspektive dhe orientim turistik”, tha më tej Mediu duke shtuar se administrimi i mbetjeve urbane në këto zona duhet të përbëjë prioritet të njësive vendore, institucioneve rajonale dhe atyre qendrore.

Sipas Mediut, aktualisht janë në proces dy projekte rajonale të administrimit të mbetjeve si ai i rajonit të Korçës me Pogradecin, Ersekën, Bilishtin, Maliqin dhe komunat përreth, si edhe projekti rajonal i Shkodrës, me Malësinë e Madhe, Lezhën dhe komunat përreth.

“Ajo që vërehet deri tani është se ende njësitë vendore nuk kanë marrë përgjegjësitë që u jep ligji për administrimin e mbetjeve në rajonin e tyre administrativ”, tha mes të tjerash Mediu.

Duke përfunduar se kjo mënyrë administrimi është një model që aplikohet në shumë vende të rajonit dhe të Bashkimit Europian.

“Një synim parësor i politikave të ministrisë është që mbetjet nga një problem mjedisor të shihen dhe të përdoren si një burim i prodhimit të energjisë apo gazit.

Teknologjitë aktuale favorizojnë mundësitë e ndërtimit të inceratorëve për përdorimin e mbetjeve për prodhim energjie”, përfundoi fjalën e tij, Mediu.

n.e/NOA

KOMENTE