English

Adoleshenti i merr të atit makinën e policisë, një i vdekur në Durrës

Durrës, 26 shtator, NOA – Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Djali i një punonjësi të Policisë në qytetit bregdetar ka marrë makinën e të atit dhe gjatë drejtimit të saj në gjendje të dehur ka shkaktuar vdekjen e një personi.

Korrespodenti i Agjencisë NOA citon burime të Policisë së Durrësit të cilët deklarojnë se në drejtimin e makinës së policisë ka qenë 16-vjeçari Relino Braho. Ai ka marrë automjetin e të atit dhe së bashku me shokët e tij ka qenë duke u kthyer nga Tiranë për në Durrës.

Si pasojë e alkolit të konsumuar në Tiranë, Braho ka humbur drejtimin e mjetit në afërsi të qytetit të Durrësit, duke u përplasur me panelin anësor të autostradës.

Përplasja ka qenë fatale për një prej shokëve të Brahos që ka qenë në makinë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit rreth orës 03:30 minuta. Veç një të riu që ka humbur jetën ka mbetur i plagosur dhe 14- vjecari Frenklin Sina që ndodhej në automjet.

Aksidenti tragjik bëhet më serioz dhe për faktin se mjeti ka qenë i Policisë dhe djali i efektivit të policisë nuk ka pasur patentë.

a.k/NOA

KOMENTE