English

Aksident tragjik i autobusit polak në Gjermani

Gjermani, 26 shtator NOA - 11 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident të një autobusi polak në Gjermani. Gjithçka ndodhi në autostradën A10 në jug të Berlinit, në afërsi të kështjellës së Schonefeld. Në bordin e automjetit ishin rreth 40 të rinj të cilët po ktheheshin në Poloni pas një udhëtimi në Spanjë. Rruga ishte e lagur, kur

autobusi po përpiqej të evitonte një makinë që po hynte në autostradë dhe përfundoi duke u përplasur me këmbët e një ure. Personat e ndarë nga jeta, sipas një bilanci, janë 11 ndërsa të plagosurit 29, 7 prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë. Autostrada ka mbetur e bllokuar në zonën ndërmjet kështjellave të Rangsdorf dhe Schonefeld, në drejtim të Frankfurtit verior. Bëhet fjalë për aksidentin më të rëndë automobilistik në gjermani, gjatë këtij viti.

r.b/NOA

KOMENTE