English

Bankierët e bankave që i shpëtuan falimentit nga shteti kanë paga të larta

Berlin, 26 shtator, NOA - Në bankat gjermane të shpëtuara nga shteti gjatë krizës ekonomike sipas një njoftimi në media vazhdojnë të paguhen paga të majme për menaxherët.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" shkruan se rreth 200 bankierë të institucioneve financiare, të cilat janë ndihmuar nga mjetet publike, kanë arritur sërish të fitojnë brenda vitit secili më shumë se gjysmë milioni euro.

Për anëtarët e kryesisë së institucioneve financiare të ndihmuara nga shteti, fondi shtetëror Soffin kishte caktuar një prag vjetor fitimi prej 500 mijë eurosh.

NOA/DV

KOMENTE