Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Kryeministri gënjeu 300 herë, paratë e kasave i merr vetë Berisha
English

Bashkia e Tiranës: Kryeministri gënjeu 300 herë, paratë e kasave i merr vetë Berisha

Tiranë, 26 shtator, NOA- Lidhur me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për vendosjen e e kasave fiskale ndaj biznesit në vend ka reaguar edhe Bashkia e kryeqytetit, duke deklaruar se “sot Kryeministri gënjeu me 300 herë, duke theksuar se paratë e kasave fiskale që paguajnë bizneset i fut në xhepin e tij vetë kryeministri dhe njerëzit afër tij”.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit që tha ndër të tjera se “Bashkia e Tiranës kishte caktuar një taksë prej 400 mijë lekësh, për bizneset që kërkojnë të reklamojnë emrin e tyre”, zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani sqaroi se “E vërteta është se taksa e tabelës për çdo dyqan ka qenë vetëm 1500 lekë në vit”.

Serjani nënvizoi se edhe e vërteta e kasave fiskale është se në të gjithë Evropën ku duam të integrohemi, kasat i blen shteti dhe i vendos Ministria e Financave.

Zëdhënësi i bashkisë tha në këtë kontekst se edhe çmimi i kasave fiskale në Evropë nuk ka çmimin e lartë të korrupsionit, që kasat kanë sot në Shqipëri, 450 euro.

“Kryeministri thotë se këtë çmim të kripur të korrupsionit, ai do ua faturojë bashkive. Kaq mjafton për të kuptuar se kush i merr paratë e kasave”, përfundoi komunikimin me mediat zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani.

mit/NOA
KOMENTE