English

Berisha takon Gjingjiç: Interesi i kombeve është integrimi në BE

Tiranë, 26 shtator, NOA - Kryeministri Sali Berisha takoi sot Ruzhica Gjingjiç, presidente e Fondacionit “Gjingjiç” dhe bashkëshorte e ish kryeministrit serb të vrarë 7 vite më parë Zoran Gjingjiç.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar se theksuar se “interesi kombëtar i kombeve është interesi evropian”.Berisha shprehu vlerësimin për punën dhe kontributin që fondacioni “Zoran Gjingjiç” po jep në drejtimin e integrimit të rajonit, duke e cilësuar atë si një simbol të arrirë të përpjekjeve të përbashkëta drejt idealit evropian.

Nga ana tjetër Berisha e cilësoi ish kryeministrin serb Zoran Gjingjiç si një njëri të madh të idealeve evropiane.

Gjatë këtij takimi, Zonja Gjingjiç e njohu kryeministrin Berisha me projektet e fondacionit “Gjingjiç” që ajo drejton, një fondacion bamërisie dhe humanitar, i cili ka si qëllim arsimimin dhe integrimin e të rinjve në shoqëri si dhe afrimin e tyre me të rinjtë e vendeve të rajonit e më gjerë.

Gjithashtu ajo foli dhe për aktivitetin e këtij fondacioni në Shqipëri.

a.k/NOA

KOMENTE